Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.
Pas identifikimit të tij, ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.
/Motilokal.com
