Komuna e Malishevës ka njoftuar për një gjendje të rënduar si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u ka bërë apel qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë.
Sipas njoftimit, shumë rrugë janë bllokuar nga uji për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, gjë që e ka vështirësuar qarkullimin. Qytetarëve u kërkohet që, në rast se lëvizja është e domosdoshme, të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar.
Nga Komuna bëhet e ditur se të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme.
/Motilokal.com
