Moti të hënën në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu të herëpashershme, ndërsa në disa zona reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar.
Në veriperëndim, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, deri në orët e mesditës parashikohen reshje me intensitet mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Nga pasditja deri në orët e vona të mbrëmjes, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut do të forcohen, duke u shfaqur si rrebeshe dhe shtrëngata me intensitet deri të lartë.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, mbi 1500 metra lartësi, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
