Rama paralajmëron taksë për hyrjen e veturave në Prishtinë

Rama paralajmëron taksë për hyrjen e veturave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për RTV21 foli për projektet dhe ndryshimet që pritet të ndodhin në kryeqytet gjatë vitit 2026. Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një takse për hyrjen në qytet.

“Kush hyn me veturë në Prishtinë do të paguajë 1 euro. Këto ditë po përfundojmë emërimin dhe finalizimin e projektit për unazën e brendshme. Po analizojmë gjithashtu mundësinë për një taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të regjistruara në Prishtinë, pra për veturat që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në qytet”, tha Rama.

/Motilokal.com