Moti të dielën në Kosovë pritet të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Me uljen e temperaturave dhe ndryshimin e drejtimit të erës nga verilindja, nuk përjashtohet mundësia që reshjet të përzihen edhe me borë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
