Moti në Shqipëri këtë të diel

Moti në Shqipëri këtë të diel

Moti të dielën në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë më të forta, kryesisht në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës ekziston rreziku për vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve të vegjël malorë, si dhe për rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të ketë përmbytje të izoluara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në relievet e larta malore, veçanërisht në zonën e Alpeve, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 15 °C.

/Motilokal.com