Moti në Shqipëri këtë të shtunë

Moti në Shqipëri këtë të shtunë

Moti të shtunën në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet nga i ulët deri në mesatar. Në veriperëndim, reshjet priten herë pas here me intensitet të lartë dhe në formë stuhish në intervale të shkurtra kohore. Në zonat alpine dhe në relievet e larta malore, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të ulët, duke arritur lokalisht deri në mesatar.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 13 °C.

/Motilokal.com