Zbardhet Librazhdi, bora vështirëson qarkullimin e automjeteve

Zbardhet Librazhdi, bora vështirëson qarkullimin e automjeteve

Reshjet e borës gjatë orëve të fundit në Librazhd kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, si në akset që lidhin zonat përreth, ashtu edhe brenda qytetit. Ekipet e shërbimeve janë në terren, duke pastruar rrugët dhe hedhur kripë, me synim normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Ndërkohë, bora ka zbardhur edhe Pogradecin, Korçën dhe Shkodrën. Edhe në këto qytete, ekipet përkatëse po punojnë për të lehtësuar qarkullimin rrugor.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.


/Motilokal.com