Kujdes në akset drejt Korçës, prezencë bore dhe akulli, Policia: Udhëtoni vetëm me zinxhirë

Kujdes në akset drejt Korçës, prezencë bore dhe akulli, Policia: Udhëtoni vetëm me zinxhirë

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Korçës apo Qafë Thanës që të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të pranisë së akullit në rrugë, i cili rrit rrezikun e aksidenteve.

Autoritetet këshillojnë që lëvizjet drejt zonave malore të kufizohen sa më shumë, për të shmangur situata të rrezikshme. Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me zinxhirë dhe mjete të tjera ndihmëse për qarkullim në kushte dimërore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, për një udhëtim sa më të sigurt.

/Motilokal.com