Moti të premten në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura. Në pjesën e parë të ditës, përgjatë ultësirës perëndimore, priten edhe intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në shumicën e territorit. Lokalisht dhe për periudha të shkurtra reshjet mund të jenë në formë shtrëngatash, ndërsa në veriperëndim pritet shi me intensitet mesatar dhe vende-vende i lartë.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të lindjes dhe juglindjes, në lartësitë mbi 700–800 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 9 °C.
/Motilokal.com
