Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar opinionin publik se përmes sistemit të alarmimit të shpejtë RASFF është pranuar njoftimi me numër 2025.10458, lidhur me praninë e një niveli të lartë të Acrylamide në produktin kafe e bluar “Caffe Monaco” 400 gram.
Sipas njoftimit, produkti është me origjinë nga Kosova, ndërsa eksportues është kompania DEVOLLI Corporation.
AUV bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, tashmë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të trajtuar rastin dhe për të garantuar sigurinë ushqimore.
Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin e situatës me kujdes të shtuar dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset, me qëllim që ushqimi në treg të jetë i sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.
/Motilokal.com
