Hulumtimet kanë treguar se shpëlarja e shpeshtë e hundës me tretësirë fiziologjike mund të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes ose gripit. Sipas studimeve, njerëzit që shpëlajnë rregullisht hundën gjatë sëmundjes shërohen mesatarisht dy ditë më shpejt se ata që përdorin vetëm metoda standarde të trajtimit.
Ekspertët shpjegojnë se shpëlarja e hundës largon fizikisht grimcat virale përpara se ato të depërtojnë më thellë në trup. Tretësira e kripur gjithashtu stimulon trupin të prodhojë substanca natyrale antimikrobike, të cilat ndihmojnë më tej në luftimin e infeksioneve.
Për të shpëlarë siç duhet hundën, rekomandohet të përzieni tre lugë çaji kripë deti në dy gota ujë të distiluar të zier dhe të ftohur. Tretësira duhet të hidhet në njërën vrimë hunde, pastaj lëngu duhet të bëhet gargarë për 15 deri në 20 sekonda. Shpëlarja mund të përsëritet tre deri në gjashtë herë në ditë, dhe ndërsa simptomat zhduken, frekuenca duhet të zvogëlohet.
Ekspertët vërejnë se është e rëndësishme të përdoret ujë i distiluar në vend të ujit të zakonshëm të rubinetit për të shmangur mikroorganizmat e mundshëm.
/Motilokal.com
