Moti sot në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu, duke vazhduar edhe përgjatë fundjavës.
Temperaturat për ditën do të lëvizin nga 10 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.
Dita e shtunë do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.
Ndërsa të dielën do të kemi mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe veriperëndimit./Motilokal.com
