22 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19 – shkon në 806 numri i të infektuarve në Kosovë

22 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19 – shkon në 806 numri i të infektuarve në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në një kumtesë për media ka konfirmuar se janë shëruar 22 pacientë me koronavirus dhe janë regjistruar edhe 7 raste të reja, duke çuar në 806 numrin e të infektuarve në Kosovë.

“Sot më 30 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, thuhet në njoftim.

IKSHPk bën të ditur se me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut”, njofton IKSHPK.

Lajmi i mirë është se sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste.

Më tej në komunikatë theksohet se nga data 08 shkurt deri më 30 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.423 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e gjashtë (806) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.287.347 raste të COVID-19 dhe 232.784 raste të vdekjes./Motilokal.com