Të shtunën në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat malore të lindjes do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet mjegull e dendur në ultësira, ndërsa në akset rrugore, sidomos në zonat malore, mund të ketë ngrica.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
