Ajsbergu më i madh në botë, A-68, sapo u bë pak më i vogël.
Ajsbergu me një trilion ton vlerësohej së ishte 5.100 kilometra katrorë kur u shkëput për herë të parë nga Antarktida më 2017.
Por të enjten, u nda një copë e konsiderueshme e cila mat rreth 175 kilometra katrorë.
Ajsbergu aktualisht po lëviz në veri nga Gadishulli Antarktik. Duke hyrë në ujëra më të ashpër, dhe më të ngrohtë drejt Atlantikut të Jugut.
Profesor Adrian Luckman, i cili po ndjek A-68, tha se fraktura e re mund të shënojë fillimin e përfundimit të këtij gjiganti të akullt.
"Jam i mahnitur vazhdimisht që diçka kaq e hollë dhe e brishtë ka zgjatur kaq gjatë në detin e hapur", tha studiuesi i Universitetit Swansea për BBC News.
"Unë dyshoj se ndarja përfundimtare tani ka filluar, por fragmentet pasuese do të jenë me siguri për vite me radhë."
Dëshmitë e ndarjes të së enjtes erdhën përmes një imazhi të radarit të filmuar nga sateliti Sentinel-1 i Bashkimit Evropian.
Emri i A-68 vjen nga një sistem klasifikimi i drejtuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-ve, e cila e ndan Antarktikun në kuadrat.
Aktualisht po udhëton nëpër ishujt e Orkney Jugore të cilat formojnë majën më të largët të Gadishullit Antarktik. Rrymat më pas duhet ta hedhin atë në drejtimin e përgjithshëm të Xhorxhias Jugore dhe Ishujve Sandwich të Jugut./Motilokal.com
