Mësoni si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në gjithë Shqipërinë

Mësoni si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në gjithë Shqipërinë

Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas mesditës pritet të pakësohen dhe të mbeten kryesisht në zonat malore lindore. Pjesa tjetër e vendit do të ketë mot kryesisht të kthjellët. Reshje të dobëta shiu do të ketë herë pas here në jug dhe qendër gjatë orëve të para të ditës, ndërsa më pas do të shfaqen në mënyrë të izoluar përgjatë bregdetit, duke u ndërprerë pas mesditës. Në zonat malore priten ngrica në akset rrugore, si dhe mjegull e dendur në zonat luginore gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.

Të shtunën pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira kryesisht rreth zonave malore.

Ditën e diel do të kemi mot të kthjellët, ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore.

/Motilokal.com