Fillon kriposja dhe pastrimi i rrugëve, Durmishi apelon për kujdes në vozitje

Fillon kriposja dhe pastrimi i rrugëve, Durmishi apelon për kujdes në vozitje

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë angazhuar në kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai ka deklaruar se institucionet përgjegjëse janë të përgatitura për sezonin dimëror dhe se qëllimi kryesor është që qarkullimi rrugor të zhvillohet pa pengesa, pavarësisht kushteve atmosferike.

“Jemi të përgatitur që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojmë kalueshmërinë e të gjitha rrugëve”, ka theksuar Durmishi.

Megjithatë, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, duke marrë parasysh vështirësitë që mund të paraqesin kushtet e motit në rrugë.

/Motilokal.com