Ky lëng rikthen në mënyrë të mrekullueshme mushkëritë e duhanpirësve

Ky lëng rikthen në mënyrë të mrekullueshme mushkëritë e duhanpirësve

Pirja e duhanit është një zakon që ka pasoja serioze për mushkëritë. Edhe pas lënies së duhanit, trupit i duhet kohë për t'u pastruar nga toksinat dhe mukusin e akumuluar.

Edhe pse nuk ka ndonjë ilaç magjik që fshin të gjitha pasojat, disa ushqime janë vërtetuar se ndihmojnë në rivendosjen e sistemit të frymëmarrjes dhe forcimin e kapacitetit të mushkërive.

Lëng karote dhe xhenxhefili

Një nga aleatët më të mirë natyrorë janë lëngjet e pasura me antioksidantë, veçanërisht lëngu i karotës dhe xhenxhefilit. Karotat janë të pasura me beta-karoten dhe vitaminë A, të cilat mbështesin rigjenerimin e mukozës së traktit respirator.

Xhenxhefili ka një efekt anti-inflamator dhe ndihmon në nxjerrjen e mukusit. Limoni shpesh shtohet në lëngje të tilla për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila forcon sistemin imunitar dhe e bën më të lehtë luftimin e toksinave.

Përmirëson funksionin e mushkërive

Konsumi i rregullt i këtij lëngu të bërë në shtëpi mund t’i ndihmojë duhanpirësit e mëparshëm dhe aktualë të përmirësojnë funksionin e mushkërive dhe të ndihen më lehtë.

Sigurisht, vendimi më i mirë për shëndetin tuaj është gjithmonë të lini duhanin, por me një dietë të duhur dhe pije natyrale, mushkëritë tuaja mund të rikuperohen gradualisht.

/Motilokal.com