Të mërkurën, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Që në orët e para të ditës priten reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht mund të jenë edhe mesatare. Në disa zona do të ketë shtrëngata të shkurtra.
Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë në mënyrë të ndërprerë dhe me karakter lokal. Në zonat malore, kryesisht në Alpe, si dhe në verilindje mbi 700–800 metra dhe në juglindje mbi 900 metra, reshjet do të jenë në formë bore, me intensitet të ulët dhe vende-vende mesatar.
Në orët e mëngjesit pritet mjegull e dendur në zonat luginore, ndërsa mjegull do të shfaqet edhe gjatë reshjeve të shiut dhe borës, duke ulur dukshmërinë.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
