Astronomja kosovare Pranvera Hyseni është duke hulumtuar aktualisht në qendrën e NASA-s në Mauna Kea, në Havaii, një nga pikat më të rëndësishme të vëzhgimit astronomik në botë. Atje, në majë të malit dhe në mbi 4 mijë metra lartësi, ajo është pjesë e projekteve kërkimore që realizohen përmes teleskopit tri metërsh.
Mauna Kea ofron kushte të jashtëzakonshme për studimin e universit. Qielli i pastër dhe lartësia e madhe e bëjnë këtë observator një dritare të rrallë drejt hapësirës. Pranvera ka ndarë pamje nga vendi ku punon çdo ditë, një zyrë ndryshe nga çdo tjetër, mes reve dhe yjeve, ku shkenca takohet me madhështinë e natyrës.
Angazhimi i saj fokusohet në kërkime të avancuara për studimin e asteroideve, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në zgjerimin e njohurive shkencore në astronomi.
Prania dhe puna e Pranverës Hyseni në një nga observatorët më të njohur të NASA-s është një arritje domethënëse për Kosovën. Është një histori që tregon se nga ky vend mund të arrihet deri te yjet dhe një frymëzim i vërtetë për të rinjtë që ëndërrojnë shkencën dhe hapësirën.
/Motilokal.com
