Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Maqedoni?

Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Maqedoni?

Moti në Maqedoni të hënën parashihet pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes do të ketë prezencë të mjegullës.

Të martën parashikohet në orët e mëngjesit prezencë e mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu të herëpashershme drejt fundit të ditës dhe gjatë natës. Në male, shiu do të shndërrohet në borë.

E mërkura do të mbajë me vranësira dhe reshje lokale shiu. Në male, reshjet do të jenë në formë bore.

/Motilokal.com