Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Kosovë?

Çfarë kushtesh atmosferike priten në fillim të javës në Kosovë?

Moti të hënë në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

E mërkura parashikohet të nisë pjesërisht me vranësira e periudha me diell, ndërsa nga pasditja dhe mbrëmja priten reshje shiu e më pastaj mundësi për fjolla bore. Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

/Motilokal.com