Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, për shkak të mjegullës që është shfaqur në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, mjegulla po e ul ndjeshëm dukshmërinë në rrugë dhe po rrit rrezikun për aksidente trafiku.
Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të vozisin me shpejtësi të përshtatur me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt nga automjetet e tjera dhe të përdorin dritat përkatëse gjatë lëvizjes.
Njëkohësisht, kërkohet respektim i shenjave të komunikacionit dhe rregullave të trafikut, si dhe shmangie e çdo manovre të rrezikshme që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë.
/Motilokal.com
