Policia e Shqipërisë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të mjegullës në Rrugën e Kombit, në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar.
Policia Rrugore apelon për ulje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës dhe zbatim të udhëzimeve të punonjësve të Policisë në terren.
Shërbimet e Njësisë për Sigurinë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.
/Motilokal.com
