Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas ankesave të qytetarëve për ndotje të rëndë të asfaltit në rrugën “Besim Shala” në Prizren. Sipas policisë, kamionë të angazhuar në punime ndërtimore kishin ndotur seriozisht rrugën, duke rrezikuar qarkullimin dhe mjedisin.
Patrulla e Stacionit Policor në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj kompanisë përgjegjëse është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro për ndotje të ambientit.
Policia ka rikujtuar se kompanitë ndërtimore janë të obliguara të tregojnë kujdes gjatë punimeve dhe të mos ndotin hapësirat publike. Në rast se ndotja ndodh, ato duhet të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e zonës.
/Motilokal.com
