Gjatë javëve të fundit, mjegulla ka mbuluar shumë zona të Kosovës, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Megjithatë, gjatë ditës nuk ka munguar as dielli, i cili ka sjellë intervale më të qëndrueshme moti. Mëngjeset dhe mbrëmjet kanë qenë mjaft të ftohta, ndërsa rreth mesditës temperaturat janë rritur lehtë, duke krijuar ndjesinë e një ngrohjeje të përkohshme.
Kjo situatë pritet të ndryshojë nga mesi i javës së ardhshme. Nga e mërkura deri të premten, prej datës 23 deri më 26 dhjetor, një masë e ftohtë ajrore me origjinë veriore do të përfshijë rajonin, duke prekur Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Sistemi frontal që po afrohet do të sjellë fillimisht reshje shiu, të cilat më pas do të shndërrohen në reshje bore, edhe në zonat urbane. Në zonat malore priten reshje bore më të dendura.
Depërtimi i kësaj rryme të ftohtë ajrore do të shoqërohet edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat në disa zona do të zbresin nën zero. Kjo do ta bëjë motin dukshëm më dimëror dhe do të kërkojë më shumë kujdes, sidomos në qarkullim dhe aktivitetet e përditshme.
/Motilokal.com
