Izolimi dhe masat e ndërlidhura të zbatuara nga shumë vende evropiane për të ndaluar përhapjen e COVID-19 kanë çuar në një rënie të papritur të aktiviteteve ekonomike, duke përfshirë një rënie të transportit rrugor në shumë qytete.
Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) konfirmojnë ulje të mëdha në përqendrimet e ndotësve të ajrit – e në veçanti të përqendrimeve të dioksidit të azotit (NO2) për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera. Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit nga matjet e realizuara për çdo orë, në rreth 3,000 stacione të monitorimit nëpër vendet e Evropës, flasin për ulje të ndotjes deri në 50% në disa vende.
Në Lisbonë, nivelet mesatare e NO2 u ulën me 40% nga një javë në tjetrën. Krahasuar me të njëjtën javë në 2019, ulja ishte 51%.
Trende të ngjashme mund të shihen në qytetet e tjera të Evropës, ku masat e bllokimit janë zbatuar gjatë javës së 16-22 Marsit.
Edhe në Paris ajri u vlerësua gjithashtu si më i ndoturi për shkak të pranisë së grimcave të imëta dhe NO2, por pas izolimit ka rënë dukshëm niveli i ndotjes së ajrit./Motilokal.com
