ASK: Rritje e lehtë e mbeturinave industriale në vitin 2024 në Kosovë

ASK: Rritje e lehtë e mbeturinave industriale në vitin 2024 në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2024. Ky publikim ofron një burim të rëndësishëm për të kuptuar gjendjen aktuale të sektorit industrial në vend.

Sipas të dhënave të AMI-së, sasia totale e mbeturinave industriale të gjeneruara gjatë vitit 2024 ka arritur në 3 445 593 ton, duke shënuar një rritje prej 1,6% krahasuar me vitin 2023.

Analiza sipas sektorëve tregon se sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka qenë kontribuuesi kryesor, me 2 180 738 ton, që përbën 63,3% të totalit. Më pas renditet sektori C – Industria përpunuese, me 789 027 ton (22,9% të totalit). Sektorët e tjerë të industrisë kanë gjeneruar gjithsej 475 828 ton, duke përbërë 13,8% të sasisë totale të mbeturinave industriale.

Anketa e Mbeturinave Industriale për vitin 2024 u realizua sipas Klasifikimit të Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2. Kompanitë e përfshira janë klasifikuar në sektorët e mëposhtëm:

  • A – Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari
  • B – Xehetari dhe Gurore
  • C – Industria përpunuese
  • D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
  • E – Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke
  • F – Ndërtimtari
  • G–U – Sektori i shërbimeve

Ky raport i ASK-së ofron të dhëna të detajuara që mund të përdoren për monitorimin e mbeturinave industriale dhe planifikimin e politikave mjedisore në Kosovë.

/Motilokal.com