Të martën mbi Kosovë do të kalojnë vranësira të lehta, kryesisht të larta. Herë pas here priten edhe intervale më të gjata me diell, ndërsa në ultësira mjegulla mund të mbetet ende e pranishme. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
