Shemsi Mustafa jep informacion për tërmetin në Kosovë

Shemsi Mustafa jep informacion për tërmetin në Kosovë

Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës njofton se më 15 dhjetor 2025, në orën 07:20 sipas kohës lokale, territori i Kosovës, konkretisht zona juglindore, është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter. Intesiteti i tij u vlerësua IV-V ballë të shkallës Merkal.

Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 7 km, ndërsa epiqendra ishte afër Kllokotit, me koordinatat gjeografike 42.362; 21.409, rreth 40 km jug-lindje të Prishtinës, 12 km jug-perëndim të Gjilanit dhe 3 km jug-lindje të Kllokotit.

Tërmeti u ndie dukshëm nga banorët e zonës, por për shkak të intensitetit relativisht të ulët, nuk ka rrezik për qytetarët dhe nuk raportohet për dëme materiale. Ngjarja sizmike konfirmon aktivitetin e zonës sizmogjene Ferizaj-Viti-Gjilan, një zonë e njohur si aktive, sipas hartave dhe studimeve të rrezikut sizmik për Kosovën.


/Motilokal.com