Si pasojë e kushteve atmosferike të ditëve në vijim, me mot të vranët, intervale me diell dhe mjegull në orët e mëngjesit, në rajonin e Ferizajt është shtuar dukshëm prania e mjegullës. Kjo po e vështirëson dukshmërinë dhe po ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin rrugor.
Mjegulla është më e theksuar në zonat fushore dhe pranë lumenjve, veçanërisht në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.
Policia u bën thirrje shoferëve të ndezin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, të mos përdorin dritat e gjata, të ulin shpejtësinë dhe ta mbajnë atë nën kontroll, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
Sipas policisë, mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve, sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Prandaj kërkohet respektim i rregullave të trafikut dhe vozitje e kujdesshme.
Autoritetet rikujtojnë se siguria në trafik është përgjegjësi e të gjithëve.
/Motilokal.com
