Çfarë moti do të mbizotërojë në fillim të javës në Kosovë?

Çfarë moti do të mbizotërojë në fillim të javës në Kosovë?

Moti të hënë në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, gjatë ditës kryesisht me diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.

Ditën e martë atmosfera paraqitet e qëndrueshme. Do të ketë alternime të vranësirave e periudhave me diell. Në mëngjes mundësi për prezencë mjegullës.

E mërkura vazhdon me të njëjtën tablo. Vranësirat herë pas here, por dielli nuk mungon.

/Motilokal.com