Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë të ditur gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet kryesore akumuluese që furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, liqeni i Batllavës ndodhet -4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa liqeni i Badovcit ndodhet -6.45 metra nën nivelin maksimal.
Kompania apelon te qytetarët për përdorim të kujdesshëm të ujit dhe thekson se po monitoron vazhdimisht situatën për të garantuar furnizim të vazhdueshëm.
/Motilokal.com
