Në duart e vogëlushëve tuaj qëndron një çelës i veçantë, ai që hap dritaret drejt botës. Dhe kjo botë nuk nis me libra të trashë e faqe të gjata, por me një fletë të vetme, të ngjyrosur me imazhe, dashuri dhe kuptime.
FLETËZA nuk është thjesht një material edukativ është një udhëtim magjik që fillon me kuriozitet dhe përfundon me njohje. Me ngjyra të gjalla, figura të dashura dhe forma të njohura, çdo kartë është një ftesë për të mësuar përmes lojës.
Është loja që mëson.
Është mësimi që argëton.
Është hapi i parë drejt gjuhës, të shprehurit dhe botës së emocioneve.
Me çdo kartë që kthehet, fëmija juaj zbulon një realitet të ri, mëson ta emërtojë botën përreth dhe fillon ta kuptojë më mirë veten.
Çka përmban FLETËZA?
FLETËZA vjen me 180 karta të dizajnuara bukur, të ndara në 6 kategori të mëdha:
- Alfabeti – 36 karta për çdo shkronjë dhe tingull.
- Frutat dhe Perimet – 31 karta me forma dhe ngjyra që i shijojnë syrit e mendjes.
- Kafshët – 37 karta për botën e gjallë që fëmijët e adhurojnë.
- Numrat – 20 karta për të nisur udhëtimin në matematikë.
- Veprimet – 24 karta për të kuptuar botën në lëvizje.
- Profesionet – 32 karta për të ëndërruar që sot për të ardhmen e nesërme.
Të gjitha kartat janë të printuara në letër të qëndrueshme, me ilustrime në të dy anët dhe me dizajn të përshtatur për tërheqjen vizuale dhe lexim të lehtë.
Për kë është menduar FLETËZA?
FLETËZA është krijuar me kujdes të veçantë për fëmijët nga 1 deri në 6+ vjeç dhe është një mjet i paçmuar për:
- Prindërit, që duan ta pasurojnë fjalorin dhe shprehjen emocionale të fëmijës së tyre.
- Edukatorët dhe profesionistët, që kërkojnë mjete praktike dhe vizuale për zhvillimin e hershëm.
Kjo përmbledhje është realizuar nga artistë të talentuar dhe ekspertë të zhvillimit fëmijëror, psikologë dhe logopedë të mirënjohur, për të siguruar që çdo kartë t’i përgjigjet nevojave reale të moshës.
Si ndihmon FLETËZA në zhvillimin e fëmijës?
Përdorimi i FLETËZËS në përditshmëri kontribuon dukshëm në zhvillimin e:
- Gjuhës dhe komunikimit – përmes fjalorit të pasur, ndërtimit të fjalive dhe përshkrimit të situatave.
- Aftësive kognitive – si perceptimi, vëmendja, kujtesa dhe vetërregullimi.
- Shprehjes emocionale – duke i ndihmuar fëmijët të njohin, kuptojnë dhe shprehin ndjenjat e tyre.
- Vetëbesimit dhe kreativitetit – përmes lojës së lirë dhe ndërveprimit të natyrshëm.
Një mjet që udhëton me ju kudo
FLETËZA mund të porositet nga çdo vend në diasporë, dhe ne kujdesemi që ajo të arrijë në adresën tuaj për disa ditë!
FLETËZA – më shumë se një produkt.
Është një ftesë për të ndërtuar bashkë kujtime, njohuri dhe dashuri për të mësuar.
