Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, në një konferencë për media theksoi gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.
Sipas Tominit deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.
“Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes. Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë”, deklaroi Tomini.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
| Bashkia
|
Të prekur
|
Të shëruar
|
| Tiranë
|
318
|
202
|
| Shkodër
|
108
|
71
|
| Krujë
|
102
|
9
|
| Durrës
|
42
|
38
|
| Fier
|
37
|
32
|
| Kurbin
|
31
|
|
| Korçë
|
19
|
18
|
| Elbasan
|
18
|
15
|
| Kukës
|
18
|
10
|
| Lezhë
|
14
|
14
|
| Has
|
14
|
12
|
| Kavajë
|
9
|
8
|
| Lushnjë
|
7
|
4
|
| Vlorë
|
5
|
4
|
| Pukë
|
5
|
4
|
| Mirditë
|
5
|
3
|
| Rrogozhinë
|
4
|
4
|
| Tropojë
|
4
|
4
|
| Berat
|
4
|
2
|
| Mallakastër
|
1
|
1
|
| Mat
|
1
|
|
Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar.
Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Motilokal.com
