Çfarë moti do të kemi këtë të premte dhe gjatë fundjavës në Kosovë?

Çfarë moti do të kemi këtë të premte dhe gjatë fundjavës në Kosovë?

Të premten pritet shi në gjithë Kosovën. Në disa vende mund të jetë më i dendur, sidomos gjatë ditës. Në zonat e larta malore parashihen reshje të lehta bore.

Sipas parashikimeve reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në orët e para të së shtunës. Ndërsa në viset malore pritet të kemi reshje të lehta bore.

Edhe të dielën nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë shiu herë pas here. Reshje të lehta bore parashihen në viset malore.

/Motilokal.com