Moti i premten në Shqipëri pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme, fillimisht më të dobëta në jug, do të përhapen gradualisht gjatë pasdites edhe në pjesët e tjera të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të intensifikohen deri në mesatare, kryesisht në jug dhe qendër. Mund të ketë edhe shtrëngata të shkurtra herë pas here. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Të shtunën parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira me diell, herë pas here do të ketë riga lokale shiu.
Ditë e diel parashikohet të nisë me intervale me diell, nga mesdita pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve lokale të shiut.

/Motilokal.com
