Mëngjesin e së enjtes moti në Shqipëri pritet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit që nga orët e para të ditës. Gjatë ditës reshjet do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme, kryesisht të lehta, por në veriperëndim dhe në jug ato mund të jenë deri mesatare. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje priten reshje bore të lehta.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
