Si pritet të zhvillohet moti ditën e martë në Shqipëri

Si pritet të zhvillohet moti ditën e martë në Shqipëri

Moti të martën në Shqipëri paraqitet me kthjellime të ndërthurura me vranësira që herë pas here bëhen më të dendura. Në orët e para të mëngjesit priten reshje të lehta shiu në jug, ndërsa gjatë ditës ato shtrihen pothuajse në gjithë vendin. Intensiteti mbetet i ulët, me ndonjë zonë ku mund të jetë mesatar.

Në zonat mbi 800 deri 900 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje priten reshje të lehta bore. Mjegulla mund të shfaqet në mëngjes dhe gjatë momenteve kur bien reshjet e shiut.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 14 °C.

/Motilokal.com