Ftohtë dhe borë, a jeni bërë gati?

Ftohtë dhe borë, a jeni bërë gati?

Pas reshjeve të dendura të javës së kaluar që sollën shumë vështirësi në zona të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe kjo javë pritet të jetë e ngarkuar me shi të ri. Në disa rajone të Shqipërisë situata mund të rëndohet sërish për shkak të prurjeve të larta të ujit.

Një masë e ftohtë ajrore me origjinë veriore do të prekë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi nga e enjtja e deri të dielën. Sistemi frontal që po afrohet do të sjellë reshje shiu të mërkurën, ndërsa të enjten dhe të premten ato pritet të kthehen në borë jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytetet.

Kjo rrymë e ftohtë që po depërton në rajon do të shkaktojë edhe rënie të ndjeshme temperaturash dhe erëra të forta dhe të ftohta gjatë fundjavës.

/Motilokal.com