Një hartë e Evropës ka shpërthyer në mediat sociale, veçanërisht në Instagram-in e Lingue Maps, e cila duket se tregon vlerësimin e rrezikut nga tërmetet.
Siç shihet, Ballkani dhe Italia janë pothuajse tërësisht në zonën e kuqe, që tregon një rrezik të lartë të tërmeteve. Kjo përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe pjesën perëndimore të Turqisë.
Nga ana tjetër, Evropa Perëndimore dhe Veriore, Irlanda, Britania e Madhe, Skandinavia, shtetet baltike dhe Polonia shfaqen pothuajse plotësisht të sigurta, të shënuara me jeshile të errët.
Serbia, Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria ndodhen në zonën portokalli, që tregon një rrezik mesatar, megjithëse disa pjesë po afrohen drejt të kuqes, duke përfshirë pothuajse të gjithë Italinë.
Autorët e hartës theksojnë se disa zona mund të duken “të çngjyrosura” për shkak të formës së çarjeve tektonike dhe se jo të gjitha vijat janë të vizatuara, veçanërisht ato të cilat konsiderohen të “vdekura” ose joaktive.
/Motilokal.com
