Gjinari sot duket magjik, i mbuluar nga bora që i jep një shkëlqim të veçantë çdo cepi të tij. Vetëm 22 km larg qytetit të Elbasanit, ky vend po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara turistike gjatë fundjavës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.
Kjo perlë e natyrës shqiptare, e vendosur në zonën e Shpatit, ofron një pyll të dendur me pisha dhe pllaja të gjelbra, duke krijuar një peizazh mahnitës për ata që duan të shijojnë bukuritë natyrore. Gjinari nuk është vetëm për ata që kërkojnë qetësi dhe pamje mahnitëse; është edhe destinacion perfekt për sportet malore, ecje në shtigje dhe ngjitje deri në Malin e Bukanikut, që e rrethon me madhështi dhe e bën çdo vizitë të paharrueshme.
/Motilokal.com
