Ç’mot pritet këtë fillim jave në Mal të Zi

Ç’mot pritet këtë fillim jave në Mal të Zi

Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira, reshje shiu dhe erë.

Moti të hënën do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta.

Të martën, do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erëra të forta.

Ditën e mërkurë parashihet të kemi mot pjesërisht me vranësira e reshje të lehta shiu në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mbrëmje vonë reshje të dendura shiu.

/Motilokal.com