Moti të dielën në Shqipëri do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme parashikohen gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim mund të ketë reshje mesatare dhe shtrëngata shiu me shkarkesa elektrike. Në mbrëmje reshjet ndërpriten. Në lartësi mbi 600–700 metra në verilindje dhe mbi 1000 m në juglindje parashikohen reshje bore, deri mesatare në Alpe dhe veri-lindje.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 10 °C.
/Motilokal.com
