Ç’mot pritet të shtunën në Shqipëri

Ç’mot pritet të shtunën në Shqipëri

Moti të shtunën sjell një ditë të mbuluar me re në gjithë Shqipërinë. Shiu nis që në orët e para dhe bie me ritëm të qetë deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa jugu e merr me intensitet më të lartë dhe me momente shtrëngatash.

Gjatë ditës, reshjet vazhdojnë me ndërprerje të shkurtra. Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe në Alpe, lagështia shndërrohet në borë të lehtë, herë pas here edhe më të dendur.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.

/Motilokal.com