Të hënën në Shqipëri moti nis me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Pas mesditës priten vranësira të shpeshta dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në ultësirën perëndimore reshjet mund të jenë të shkurtra, por me intensitet të lartë.
Moti të martën do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të lehta shiu, ndërsa nga mesdita parashikohet kryesisht me diell.
E mërkura vjen me diell dhe temperatura të ngrohta.

/Motilokal.com


