Të dielën, Shqipëria do të nisë ditën me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, herë pas here më të dendura. Gjatë mesditës moti pritet të bëhet më i vranët në të gjithë vendin. Reshje të lehta shiu do të shfaqen që në orët e para, ndërsa pasdite pritet një shtim gradual i tyre me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat e ultësirës perëndimore reshjet mund të jenë më të dendura dhe të shkurtra në kohë.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 20 °C.
/Motilokal.com


