Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe paradites të së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshri.
Fenomeni është vërejtur edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshrit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq.
/Motilokal.com


