Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me kthjellime dhe vranësira e reshje shiu.
E hëna do të nisë me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira, të shoqëruara me erëra hove të forta.
Dita e martë do të vijojë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të mërkurën pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell.

/Motilokal.com
